AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 13:22

Refuzimi i vizës për Daniel Godellin, reagon ambasada e SHBA-së

Refuzimi i vizës për Daniel Godellin, reagon ambasada e SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka refuzuar përfundimisht vizën peshëngritësit shqiptar, Daniel Godelli.

Ky i fundit kishte aplikuar si çdo peshëngritësi tjetër për të marrë pjesë në kampionatin botëror të peshëngritjes që do të zhvillohet në Anaheim të SHBA nga 28 nëntori deri më 5 dhjetor.

Në argumentimin e refuzimit të vizës, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sqaruar se ekziston mundësia që Godelli të mos rikthehet në Shqipëri, prandaj atij i është refezuar viza dhe nuk i lejohet udhëtimi për në SHBA.