TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike kërkoi që deputeti socialist, Pjerin Ndreu, të përjashtohet me dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit.
Sipas PD-së, Byroja e Kuvendit duhet të mblidhej brenda 48 orëve për të marrë këtë vendim. Por nuk vonoi vendimi i Byrosë për rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike.
PD në argumentin e saj sqaroi se deputeti socialist ka fyer dhe kërcënuar, deputetin e PD, Ervin Salianji
Incidenti ndodhi javën e kaluar në Komisionin e Sigurisë, pati debate mes dy deputetëve. Më pas në një dalje për mediat, Salianji sqaroi sherrin duke thënë se mazhoranca po tenton t’i mbyllë gojën opozitës.