TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eduardo Berizzo është diagnostikuar me një “adenokarcinomë” të prostatës. Kjo u njoftua zyrtarisht nga klubi i Sevillas mëngjesin e kësaj të mërkure, që bën me dije, gjithashtu se “ekzaminimet e ardhshme do të bëjnë të mundur vendosjen e hapave që duhet të ndiqen në lidhje me trajtimin”. Drejtuesit e Sevilla deklarojnë njëherazi se “japin mbështetjen maksimale për trajnerin e tyre në këtë kohë dhe i dëshirojnë atij shërim të shpejtë”. Ne kujtojmë se media të ndryshme publikuan mbrëmë sëmundjen e trajnerit, që në pushimin e ndeshjes mes Sevilla dhe Liverpool, e cila u barazua 3-3. Tekniku argjentinas, 48 vjeç, lajmëroi për këtë stafin e tij.