SPORT, 22 Nëntor 2017, 13:30

Griezman misterioz: Tek Atletiko jam mirë, por s’është e thënë se do rri përjetë

Në qershor zgjati kontratën me Atletikon e Madridit, por Antuan Griezman nuk e përjashton mundësinë e largimit nga ky ekip. E pranon vetë sulmuesi në autobiografinë e tij.

“Jam i lidhur me klubin deri në vitin 2022. Edhe pse nuk po fitoj tituj, kam gjithccka për të qenë i lumtur. Por kjo nuk do të thotë se një ditë nuk do të largohem. Nuk kam marrë asnjë vendim, sepse varet nga faktorë të ndryshëm.

Jam i lumtur tek Atletico, kam një trajner të madh dhe shokë shumë të mirë, por nuk përjashtoj asgjë për të ardhmen. Premier? Nuk kam asgjë kundër Anglisë, përvecc motit, Manccester  Junajtid është një mundësi”, – ka thënë Griezman.