AKTUALITET, 18 Nëntor 2017, 20:50

6-vjetori ri TEG, fluks makinash dhe mijëra njerëz në radhë për blerje

6-vjetori ri TEG, fluks makinash dhe mijëra njerëz në radhë

Varg i gjatë makinash në autostradën Tiranë–Elbasan.

Për dy ditë me radhë është vënë re një qarkullim i shtuar në autostradën Tirane-Elbasan, por sot vargu i makinave ishte kilometrik.

Fluksi i makinave është si pasojë e festimeve që po mbahen ne TEG, Qendra Tregtare “Tirana East Gate”.

Festimet lidhen me ditëlindjen e 6-të të Qendrës, dhe mesa duket serish uljet kanë qenë lajtmotivi i fundjavës për qindra-mijëra blerës.

Kjo situatë në fakt, përsëritet çdo Nëntor, kur kryeqyteti nuk ka trafikun e një të shtunë të zakonshme, pasi mijëra njerëz nga Tirana por dhe nga zonat përreth kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në TEG, duke krijuar trafik me radhë të gjata rreth zonës.

Nga menaxhimi i Qendrës njoftohemi që janë marrë të gjitha masat që gjithë vizitoret të parkojnë të qetë, nën drejtimin e stafit të sigurisë të Qendrës, duke qenë se orët në vijim pritet të jenë akoma më të ngarkuara, duke qenë se festimet vijojnë edhe nesër, ku përveç uljeve do të dhurohet dhe një makine e sapo lancuar e 2017, një “Volkswagen Polo”.

Edhe shume ditëlindje i urojmë TEG!