AKTUALITET, 18 Nëntor 2017, 19:22

U vra nga bashkëshorti në Itali, i jepet lamtumira e fundit nënës nga Elbasani

U vra nga bashkëshorti në Itali, i jepet lamtumira e fundit

Migena Kellezi, nëna nga Elbasani e cila u vra nga bashkëshorti dy javë më parë është përcjellë sot për në banesën e fundit. Miq, familjarë e të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore, ku i dhanë lamtumirën 30-vjeçares, shkruan BalkanWeb.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Udine të Italisë më 8 nëntor, ku gjatë një sherri për motive xhelozie Dritan Sulollari theri me thikë gruan e tij.

Dritan Sulollari, telefonoi policinë menjëherë pas krimit, por kur u mor në pyetje deklaroi se nuk mbante mend asgjë.

Pas krimit të rëndë u zbulua se çifti ishte në proces divorci, ndërsa paraprakisht kishin rënë dakord që djali 8-vjeçar të jetonte me nënën.