TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej datës 1 tetor kudo nëpër Shqipëri ka ‘zbarkuar’ një task forcë e cila po mbikqyrë bizneset, duke gjobitur çdo shkelje apo procedurë që nuk ju duket normale, brenda kushteve ligjore.
Të shumta janë shqetësimet nga bizneset.
Një mesazh në lidhje me këtë procedur ka publikuar një biznesmen i ri, i cili është gjobitur 10 ditë pas hapjes së biznesit të tij.
Ja se cfarë shkruan Erion Gjergji, personi që u gjobit me 500 mijë lekë nga tatimorët:
UNE GJOBEN DO E PAGUAJ, POR EKIPI JUAJ PO GODET BIZNESIN E RI!
Z Kryeminister ne terren realiteti eshte shume ndryshe nga se ju na servirni nga ekrani! Personalisht kam dy jave qe hapa nje biznes te vogel dhe ligjet dhe vendimet e shtetit po me orientojne drejt falimentit! Pse?
Kam jetuar 20vjet jasht shqiperise, jam rikthyer por asgjekundi nuk te ofrohet asnje informacion per detyrimet qe ka nje biznes! Sot ne mengjes ora 9:00 marr dike per ta punesur por duhet te provoja nese me ben punen (cdogje veretohet lehtesisht nga kamerat e siguri). ne oren 10:00 mbrrin ispektoriati tatimeve dhe vendosin gjove 50000lek! Cilat jane lehtesirat dhe interpretimi i ligjeve per investitoret? Ne shtetin ku kam jetuar 6 muajt e pare shteti i ndihmon bizneset e reja, ketu shteti te con drejt falimentimin! A eshte normale qe nje biznes i vogel qe ka 10 dite qe eshte hapur te mos informoj per detyrimet ligjore ( marja ne prove) cdo punonjes u dashka regjistru dhe pas dy oresh cregjistru nese ste ben pune! Me cilen llogjike keni versulur punonjsit tuaj drejt bizneseve te vogla? A nuk do ishte me e drejt perpara se te leshoni taskforcat brejt bizneseve te reja te leshoni informatoret qe te sigurojne se biznesi ka informacioni e duhur per detyrimet dhe me pas te leshoni taskforcen per te kontrolltar nese jane apo sjane te rregullt. Une gjoben do e paguaj por ekipi juaj po godet bizneset e reja! sbesoj se ju intereson falimenti dhe goditja e biznesit te ri (10 ditor). Jepini mundesi suksesi biznesit te vogel ju lutem!