AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 21:37

Armë dhe drogë, pranga shqiptarit me tetë telefona në Itali

Armë dhe drogë, pranga shqiptarit me tetë telefona në Itali

Drogë, para, pistoletë dhe thikë. Ky ishte inventari që iu gjet një shqiptari të arrestuar në Lenjano.

Pas një investigimi të komisariatit të Lenjanos në lidhje me shpërndarësit e narkotikëve u vu në pranga në shqiptar me banim në Ferno të Italisë. Lajmi jepet nga Sempionenews.it.

Gjatë momentit të arrestimit ati u gjetën një pistoletë tip “Berreta”, 45 gram kokainë, 35 gram marihuanë, 3 gram hashash, 8 telefona celularë, 1200 euro në prerje të ndryshme si dhe një thikë. (d.f/Tpz.al)