AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 19:55

Atentati në Lushnjë, Sajmo Xhelili: Ja si na qëlluan

Atentati në Lushnjë, Sajmo Xhelili: Ja si na qëlluan

Detaje të tjera kanë dalë në dritë pas ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Lushnjës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e rëndë, ka marrë në pyetje edhe Sajmo (Sajmir) Xhelili.

Xhelili ishte bashkë me dy të rinjtë që mbetën të vrarë, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por arriti të reagojë në kohë dhe u largua me shpejtësi, duke i shpëruar atentatit.

Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Sajmo Xhelili ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen, duke bërë që të ndryshohet edhe dinamika e saj.

Ai rrëfeu se në momentin e atentatit ata nuk ishin ulur në lokal, ndryshe nga sa u tha fillimisht,

“Ne nuk ishim ulur në kafe. Po rrinim te një pemë në anë të rrugës. Xhulio sapo kishte ikur. Ne po bisedonim në këmbë kur një makinë ndaloi pak metra më larg (rreth 20 metra) dhe që atje doli një person me maskë të zezë në kokë, në duar mbante një armë automatike. Kur u afrua nja 6 a 7 metra, unë u largova me vrap pas ndërtesave. Të tjerët nuk mundën. Autori hapi zjarr dy herë me breshëri kallashnikovi, pastaj u fut në makinë dhe u larguan”, ka rrëfyer Sajmo Xhelili para grupit hetimor. (BalkanWeb)