AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 20:23

Vlonjati: Jetojmë në geto. Rama: Si i kë bërë fëmijët, me një apo dy pushkë?

Vlonjati: Jetojmë në geto. Rama: Si i kë bërë

Një banor i Vlorës ngriti shqetësimin e mungesës së investimeve në disa lagje të qytetit gjatë takimit që pati Kryeministri Rama në qarkun e Vlorës për të konsultuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Banori: Banorët te krahu i majtë i dhe i djathtë i Vlorës jetojnë në geto. Të investohet, kemi diskutuar me Kryetarin e Bashkisë, por ai nxjerr problem lekët.

Kryeministri Rama: Sa fëmijë ke?

Banori: Dy.

Rama: Me një pushkë, apo me dy pushkë i kë bërë?

Banori: Unë jam ushtarak. Si të duash ti, i bëj unë.

Rama: Ta them këtë se, gjithçka do të bëhet me radhë. Edhe ti nuk ke bërë fëmijën e vogël para të madhit. (Të qeshura)

/TPZ.AL/