TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nesër pasdite Juventusi dhe Lacio do të përballen në një ndeshje të nivelit të lartë. Dy ekipet mund të konsiderohen si e kundërta e tjetrës, përsa i përket moshës dhe historisë. Dhe kjo konfirmohet nga dy gardianët e shtyllave bardheezi dhe bardhekaltër. Bufon dhe Strakosha.
Mjeshtri dhe studenti. Kështu mund të përmblidhet krahasimi mes Xhixhi Bufonit dhe Thomas Strakosës. mund të përmblidhet. Të dy portierët përfaqësojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Serisë A. Xhixhi është ai që e ka shkruar historinë e futbollit italian dhe aktualisht është nr 1 në botë. Thomas është ai që përfaqëson të ardhmen e Serisë A. Për portierin shqiptar është koha e duhur që të konfirmohet para një publiku dhe një kundërshtari me mure të pakalueshme.
Testi i bukur i Superkupës tashmë është arkivuar, por pritja në minutat e para të gjuajtjes së Kuadrados është ende gjallë te çdo tifoz. Nesër Strakosha do të përpiqet për t’i vjedhur në skenën mjeshtrit, këtij Bufoni për të cilin të gjithë portierët e rinj janë të frymëzuar dhe shpresojnë të bëjnë një karrierë të bujshme. Fitorja, nesër, gjithashtu do të kalojë edhe përmes pritjeve të tyre.
Marrë nga Laziochannel.it
Përgatiti për Tpz.al, d.f.