TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e 10-të e Premier League do të hapet me super ndeshjen Manchester United-Tottenham, e cila do të luhet në “Old Trafford” në orën 13:30. Një sfidë të cilës do t’i mungojë një emër i rëndësishëm si ai i Harry Kane, golashënuesi më i mirë i Premier League. Tottenham vetë ka njoftuar pamundësinë e sulmuesit për të luajtur ditën e sotme. “Harry Kane iu nënshtrua një vlerësimi dhe hulumtimi mjekësor më herët, këtë javë, dhe u konfirmua një dëmtim i vogël në këmbën e majtë”.
Një lajm i mirë ky për Manchester United, me ekipin e Jose Mourinho që nuk po kalon një moment të mirë forme. Nëse barazimi 0-0 kundër Liverpool ka treguar se “Djajtë e Kuq” kanë disa probleme në lojën e tyre, humbja 2-1 e pësuar në fushën e Huddersfield i ka konfirmuar këto probleme. Një ndalesë e dyfishtë që i ka lejuar kushërinjve të Manchester City-it të “arratisen” në premier League dhe të shkojnë pesë pikë larg. Gjithsesi, në mesjavë ka ardhur kualifikimi në çerekfinalet e Carabao Cup (Kupa e Ligës) falë fitores 2-0të marrë në fushën e Sëansea-s.
Ndeshje që është vendosur nga dy gola të realizuar nga dy gola të Lingard. Nga ana tjetër, Tottenham ka patur një ecuri të jashtëzakonshme në këtë periudhë,. Por në mesjavë ka ardhur eliminimi i paritur në Kupën e Ligës kundër West Ham, me këta të fundit që kanë fituar 3-2 pasi e kanë parë veten në disavantazh të dy golave. Për sa i takon Premier League, “Spurs” kanë marrë katër fitore radhazi.
Shifra dhe Fakte
– Këto dy ekipe, që janë ndeshur për herë të parë në 1909-ën, mbajnë vendin e dytë dhe të tretë në renditje me pikë të barabarta, por United ka një diferencë më të mirë golash.
– United nuk ka pësuar asnjë humbje në 21 ndeshjet e fundit të kampionatit të luajtura në shtëpi dhe ka humbur vetëm dy herë kundër Tottenham në 31 ndeshje të luajtura që nga 1989-a (në të gjitha kompeticionet).
– Tottenham ka fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë në të gjitha kompeticionet, duke barazuar ndeshjen tjetër në fushën e Real Madrid.
– Pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave janë fituar nga ekipi vendas.
tpz.al