SPORT, 28 Tetor 2017, 09:56

Juventus i gjithi në sulm ndaj Milanit, ja si pritet të luajnë dy skuadrat

Java e 11-të e Serisë A do të startojë sot  në orën 18:00 me supersfidën Milan-Juventus.

“Corriere dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Milan do të jetë pa kapitenin Leonardo Bonucci, i cili mungon për shkak pezullimi pas kartonit të kuq që mori në sfidën e javës së kaluar ndaj Genoa-s.

Nga ana tjetër, Allegri nuk do të “fshihet” përballë Milanit, pasi pritet të hedhë në fushë një skudër sulmuese me Higuain, Dybala, Mandzukic dhe Cuadrado.