AKTUALITET, 6 Janar 2018, 21:25

Super Berisha u jep fund ëndrrave për titull të skuadrës së Romës

Super Berisha u jep fund ëndrrave për titull të skuadrës

Roma mund t’u thotë që tani lamtumirë ëndrrave për titullin kampion në këtë sezon, pasi skuadra e drejtuar nga Di Françesko ka bërë një tjetër hap fals duke u mundur në shtëpi nga Atalanta e Etrit Berishës.

Zikaltërit bënë surprizën që në fillimin e takimit, duke shënuar dy gola të shpejtë me Kornelius e De Ron, ndërsa iu afruan edhe golit të tretë përballë vendasve të cilët ishin të tronditur pasi nuk e prisnin një goditje të tillë.

Kartoni i kuq i De Ron në fundin e pjesës së parë komplikoi disi ndeshjen e Atalantës, e cila u tërhoq në mbrojtje duke i lënë iniciativën vendasve. Xheko shkurtoi diferencën në minutën e 56-të, por më pas, pavarësisht rasteve të krijuara, verdhekuqtë nuk arritën të mposhtnin më Berishën dhe Atlanata doli me tre pikë shumë të vlefshme nga “Olimpico”.