TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka marrë në mbrojtje familjen e gazetares së News 24, Klodiana Lala.
Shtëpia e prindërve të Lalës, u qëllua me breshëri automatiku ditën e djeshme, duke terrorizuar gazetaren dhe të gjithë familjen. Sulmi ka rrezikuar seriozisht jetën e personave që janë gjendur brenda banesës.
Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik. Komuniteti i gazetarëve, i ka bërë thirrje autoriteteve të zbardhin sa më parë ngjarjen.
Sulmi me armë ndodhi midis orës 3 të mëngjesit në shtëpinë e prindërve të gazetares në fshatin Domje, që ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Pas njoftimit nga ana e Lalës, policia gjeti të paktën dhjetë gëzhoja, ndërsa shenjat që lanë plumbat janë në muret ballorë dhe në derën e banesës. Vetë Klodiana ishte larguar së bashku me bashkëshortin në orët e vona të mbrëmjes, disa orë para ngjarjës.
Sipas Lalës, në shtëpi në momentin e ngjarjes ndodheshin prindërit, vëllai, motra, vjehrra dhe vjehrra e motrës që kishin ardhur nga Italia, të cilët ndëjten për darkë. Pas incidentit të rëndë, familjarët e gazetares u shpërngulën te shtëpia e xhaxhait të saj.
Në komunikatën e Policisë thuhet: “Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/08/30/sulmi-me-automatik-ndaj-gazetares-lala-gjithcka-qe-duhet-te-dini/