TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gazetarët në selinë e PD-së, ku ka folur edhe për projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Basha paralajmëroi qeverinë, se nëse do ta sjellë në Kuvend, projektligjin, vendi do të shkojë në përplasje civile, sepse shkelet në mënyrë flagrante Kushtetuta.
"Mos t'i shkojë mendja ta sjelle në seancë [projektligjin]. Se cfarë do të bëjmë do ta shihni. Do të jetë shpallje e konftrontimit dhe përplases civile. Do të jetë asgjësim i Kushtetutës. Në nuk mund të lejojmë që mazhoranca të diktojë një ligj për grabitjen. Mos ti shkojë në mendje ta sjellë në seancë sepse do të përballet me pasoja të paparashikueshme. Ajo është vija e kuqe. Gjithcka do të jetë në dorë të njerëzve pastaj", u shpreh Basha.
Më herët, kryetarja e LSI-së, gjithashtu u shpreh se Rama do të përballet ashpër me opozitën, nëse vazhdon me planin për kalimin e projektligjit për shembjen e teatrit, për të ndërtuar kulla me firmën "Fusha sh.p.k".
Me sa duket opozita është e bashkuar rreth kësaj kauze, e cila pritet të shpërthejë me nisjen e sesionit parlamentar.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/08/30/beteja-per-teatrin-eshte-para-se-gjithash-politike/
http://www.tpz.al/2018/08/31/kryemadhi-paralajmeron-lufte-per-teatrin-nje-i-cmendur-si-rama-po-grabit-pronen-publike/