TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë shtypi, për të bërë një përmbledhje të problemeve dhe skandaleve të qeverisë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Basha shpalosi një tablo të zezë të qeverisë, të cilën e quajti "lajmet e verës", ku si pasi tij, ka patur mbrojtje të trafikantëve, shantazh ndaj gazetarëve, grabitje të pronës publike dhe shpërndarje të parave publike për oligarkët dhe miqtë e kryeministrit, me anët të tenderave dhe koncesioneve.
"Skandalet e verës zbulojnë më mirë sesi Rama bashkëqeveris me krimin. Sa herë plas një skandal, dikush mërzitet dhe dikush gëzohet: Plasi skandali i Tahirit, u gëzua Xhafaj; plasi skandali i Xhafajt, u gëzua Tahiri. Plasi skandali i Çyrbjes, u gëzua Taulanti. Se ky është basti që ka vënë Edi Rama.
Prioritet i parë i opozitës do të jetë shkëputja e lidhjeve të krimit me qeverinë. Asgjë në këtë vend nuk ka për të ndryshuar sa kohë që vendi qeveriset nga krimi dhe kushti i parë është mos kemi një kryeministër të lidhur me krimin. Dje bandat kanë ndërmarrë një akt të paprecedentë ndaj koleges suaj Klodiana Lala. I turpshëm dhe i neveritshëm është reagimi i Prokurorisë, që në vend të deklaratave inkurajuese, duhej të fillojë hetimin gjithpërfshirës se nuk ka njeri në Ballkan e Europë që nuk e kupton se kjo ndodh kur qeveria bashkëqeveris me krimin."
Përveç akuzës së rëndë, për kapjen e shtetit nga krimi, Basha u ndal gjatë edhe tek tenderat dhe koncesionet, që sipas tij u shpërndahen oligarkëve dhe miqve të kryeministrit, veçanërisht projektligji për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri të shoqëruar me kulla.
"Me ligjin special Fusha, grabitet prona publike, për një qëllim privat dhe kriminal, që është ndërtimi i kullave dhe pastrimi i parave të drogës", u shpreh Basha. Ai kërcënoi kryeministrin, se nëse sjell në parlament projektligjin e teatrit, vendi mund të shkojë në konfrontim civil.
Sipas Bashës, vendi është në prag të katastrofës dhe është detyrë e opozitës ta ndalë rënien në greminë.
"Shqipëria është në prag të katastrofës, po vazhdoi kjo situatë, komb do të bjerë në greminë dhe do ti duhen dekada të dalë prej saj. Detyra është ndalja e rënies në një humnerë totale."
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/08/31/basha-shpall-lufte-per-teatrin-paralajmeron-rames-perplasje-civile-nese-sjell-projektligjin-ne-kuvend/