AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 11:29

Aksident në Mamurras, makina përfundon në kanal, plagosen tre persona

Aksident në Mamurras, makina përfundon në kanal, plagosen tre

Një aksident ka ndodhur në Mamurras ku kanë mbetur të plagosur 3 persona, të gjitha gra.

Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Renault Clio” me targa AA970KU, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur tre pasagjeret që ndodheshin në bord dhe gjendja e njërës prej tyre paraqitet më e rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, të plagosurat janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.