AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 11:46

Tjetër tërmet i fortë ndihet në juglindje të Shqipërisë

Tjetër tërmet i fortë ndihet në juglindje të

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë dhe juglindjen e Shqiërisë para disa minutash.

Tërmeti me magnitude 4.4, pasoi një tjetër tërmet që goditi Greqinë në mëngjes dhe që u ndje edhe në jug të Shqipërisë. Tërmeti e kishte epiqendrën rreth 27 km nga Trikalla dhe rreth 230 km nga kryeqyteti Athinë. Tërmeti shkaktoi rrëshqitje të dheut në rrugët rurale, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 1.8 kilometrash, sipas një lexim paraprak të Institutit të Gjeodinamikës të Athinës.

"Gjysma e vendit u trondit," tha Lekkas, një prej drejtuesve të Sizmiologjisë në vend. "Edhe pse zona ku ndodhi dridhja nuk paraqet sizmizëm të rëndë, mund të ketë dëmtime në shtëpitë e vjetra në fshatrat Pindos.

"Situata është nën kontroll dhe ne monitorojmë zhvillimin e aktivitetit", shtoi ai.

Lëkundjet e tij janë ndier edhe në juglindje të Shqipërisë, në Korçë, Gjirokastër etj.

Çfarë duhet të bëjmë kur bie tërmet?

  • Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës
  • Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si  xhama ,mobilie etj
  • Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen
  • Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar
  • Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit
  • Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme