TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vëllezër në qytetin e Elbasanit, kanë dhunuar punonjësit e ujësjellësit. Ata janë arrestuar për veprën penale, "Plagosje e lehtë me dashje". Vëllezërit janë Andon Bërdufi dhe Uran Bërdufi.
Njoftimi i policisë:
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dy vëllezëve dhe 35-vjeçari, po ashtu banues në fshatin Katundi i Ri, ka pësuar dëmtime fizike.
Është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe punonjësi i ujësjellësit, pasi goditi me grushta dy vëllezit Andon e Uran Bërdufi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A. Bërdufi dhe U. Bërdufi, si dhe për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit F.B.
/TPZ.AL/