TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një mbledhje me strukturat e LRI-së, ku ka folur edhe për sesionin e ri parlamentar. Kryemadhi u shpreh se ky sesion do të jetë i vështirë, sepse do të nisë me përpjekjen e Edi Ramës, për të "grabitur" pronën publike, duke i'u referuar ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që në truallin ekzistues të ndërtohen një teatër i ri, i shoqëruar nga kullat e firmës "Fusha shp.k".
"Sesioni parlamentar do të jetë i vështirë. Sesioni parlamentar fillon me grabitjen e pronës së shqiptarëve. Është grabitje e vlerave dhe kulturës së popullit shqiptar dhe rinisë. Makutëria e qeverisë, kërkon të vjedhë pronën e shqiptarëve. Nga prona publike pastaj do të vidhet edhe prona private. Kur merr guximin të shantazhojë Strazburgun, që të vjedhë pronat e shqiptarëve, mendoni cfarë mund të bëjë ai me pronën dhe jetën e shqiptarëve.
Është një alarm i madh, një i cmendur dhe i kapur, po shkatërron cdo segment të institucioneve shqiptare dhe atë pak histori që shqiptarët e kanë shkruar me mundim."
Kujtojmë se projektligji i kaluar në parlament me votat e mazhorancës, nuk u dekretua nga presidenti Ilir Meta, sepse shkelte disa parime themelore të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar se projektligji do të rikthehet në Kuvend, me fillimin e sesionit të ri parlamenta.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, paralajmëroi kryeministrin Rama, se nëse do të çojë në seancë plenare, projektligjin për votim, atëherë do të përballet me konfrontim civil.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/08/31/basha-shpall-lufte-per-teatrin-paralajmeron-rames-perplasje-civile-nese-sjell-projektligjin-ne-kuvend/