AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 10:20

“Ishte bërë pis se kishte rënë në kanal, mjekët e lanë 3 orë të helmuar”, qytetari nga Durrësi: Si më vdiq motra

“Ishte bërë pis se kishte rënë në kanal,

Mjeket e spitalit te Durresit jane vene serish ne shenjestren e denoncimit per neglizhence.

Kete radhe jane mjeket e Urgjences te cilet jane akuzuar nga nje qytetar qe pretendon se bluzat e bardha nuk kane kryer misionin e tyre dhe per pasoje motra e tij ka nderruar jete ne duart e tyre.

Albert Dedej thote se motra e tij 56- vjecare kishte shkuar ne urgjence pasi kishte kaperdire nje sasi medikamentesh dhe per tre ore me radhe nuk eshte vizituar nga mjeket.

Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak ne kete rest pasi motra e tij ishte bere pis teksa ishte rrezuar ne nje kanal ne zonen e Porto Romanos.

Krahas denoncimit publik, Dedej thote se do bejë denoncim edhe ne policine e Durresit me qellim qe kjo e fundit te nisi hetimet per rastin ne fjale.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur tre dite me pare ne Urgjencen e spitalit te Durresit. Nga ana tjeter, mjeket deklarojne se rasti eshte trajtuar me perkushtim maksimal por per fatin e keq pacientja e identifikuar si shtetesja Ervehe, ka nderruar jete.

Mjekesia ligjore po punon per te mesuar shkakun e vertete te vdekjes se 56-vjecares, e cila sipas te afermve eshte paraqitur e helmuar nga medikamentet qe kishte gelltitur./ Panorama/