TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lushnje/ Policia ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët akuzohen se kanë vjedhur njv makinë, tip "Benz". Sipas policisë, dy shtetasit e kanë kryer vjedhjen e mjetit, për ta shitur atë për pjesët, pasi ata kishin në pronësi një pikë varrezash për makina.
Njoftimi i policisë:
Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasit Ermir Azizi dhe Irfan Azizi (vëllezër), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 17.08.2018, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit E.N. Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezeve të automjeteve të quajtur "Azizi" në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit E.N, të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.
Mësohet se Ermir Azizi ishte i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.
/TPZ.AL/