TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryetarët socialistë të Bashkive në vend. Rama, ndryshe nga herët e tjera, është shfaqur me një veshje mjaft modeste, duke habitur gjithëkënd. Kujtojmë se disa ditë më parë, një debat i madh ka shpërthyer për shkak të udhëtimit të Ramës me charter, për të parë një ndeshje futbolli në Itali dhe një fotografie me yllin e futbollit, Ronaldo.
Pasi mori kritika të panumërta dhe u përball me revoltën e komentuesve, kryeministrit Rama, iu desh të reagojë me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale,për të shpjeguar se se ai nuk është i dhënë pas luksit, avionëve privatë, veshjeve apo verave të shtrenjta, por ka pasion për librat dhe artin. Të shumtë qenë ata që i kujtuan kryeministrit, kostumet e shtrenjta të bëra posaçërisht për të, apo udhëtimet në hotele luksoze.
Duke dashur, të ilustrojë se ai nuk bën një jetë të zhytur në luks dhe të mira materiale, Rama duket se po ndryshon edhe imazhin e tij. Nga kostumet dhe kravatat e shtrenjta, sot ai është shfaqur me një xhaketë modeste, madje shumë të gjerë dhe kravatë të zezë, pa lulet e përhershme me të cilat pajiset çdo ditë, për të shfaqur imazhin e një kryeministri modest. Nuk dihet sa do të zgjasë ky operacion, për përmirësimin e imazhit të Ramës. Imazhi i tij ka marrë një goditje në sytë e publikut, pasi fotografia me Ronaldon, i paraqiti qytetarëve Edi Ramën e vërtetë; arrogant, të zhytur në luks, të shkëputur nga realiteti dhe të lidhur pazgjidhshmërisht me oligarkët dhe veset e tyre.
/TPZ.AL/
