TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një mbrëmje për t’u harruar kjo e sotmja për futbollistët shqiptarë që luajnë në Europë. Xhaka, Berisha dhe Gjimshiti janë eleminuar nga kompeticioni i Europa League. Bazeli i Xhakës pavarësisht se fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-2 kundër Apoloni Limasol u eleminua nga kompeticioni i Europa Leagues pas humbjes 1-0 mbrëmjen e sotme në Qipro. Xhaka nuk luajti asnjë minutë në këtë takim.
U eleminuan gjithashtu edhe Berisha e Gjimshiti pavarësisht se nuk kanë luajtur në ndeshjen kundër Kopenhagenit. Atalanta në shtëpinë e saj nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndërsa në Danimarkë, zikaltrit u mposhtën me shifrat 1-0 duke u larguar edhe ata nga gara.
I vetmi nga shqiptarët që u kualifikua ishte Agolli me Karabakun, azerët ia dolën të përmbysnin humbjen 1-0 në Moldavi, dhe të fitonin 3-0 sfidën e sotme duke kaluar për në fazën e grupeve.