AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 11:23

Myk dhe lagështirë, AKU mbyll dy restorante që shërbenin në kushte skandaloze

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy restorante , përkatësisht “Skënder Tusha” në Burrel dhe “Shkëlqim Rica” në Mat, pasi konstatoi ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë totalisht të amortizuara.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitete

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.