TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama është shfaqur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për të bërë deklaratën e tij të shumëpritur për skandalin që ka pllakosur qeverinë e tij, dhe më konkretisht bashkëpunëtorin e tij më të afërt Saimir Tahirin. Në fjalën e tij, Rama i dedikoi shumë minuta prokurorisë për krimet e rënda dhe veçanërisht tre prokurorëve që po hetojnë Saimir Tahirin. Rama bëri këto deklarata të paprecedenta, duke ndërhyrë brutalisht në punën e një institucioni të pavarur:
Amatorët inatçinj, paraqitje komike, hetim farsë
“Pas akuzave të ngritura nga prokuroria, për hir të së vërtetës me një vrap, që do kishte hutuar edhe Ben Xhonsonin, që rekordin e 100 metërshit e theu me doping, dhe një paraqitje komike, që do kishte xhelozuar edhe vetë personalisht mister Binin”. “Shumë vetë presin që unë ti bashkohem qëndrimit të Saimir Tahirit, kundër një gjyqi farsë, që për hir të së vërtetës i ngjan një farse, të inskenuar nga amatorë inatçinj.”
“Deri në këtë sekondë që po flasim, gjithë çfarë kemi parë, është një kopje surrogato, e gjyqit politik, që shumëkush prej nesh e ka parë për katër vjet në parlament. “Akuzat fajësuese, nuk ziejnë thjesht në kazanët e politikës dhe medias, por janë gatuar me duart e një organi ligjzbatues, Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Kryeministri aludon se prokuroria po përdoret politikisht
“Arbitrariteti, në çdo formë që shfaqet në jetën tonë, është i pajustifikueshëm, ndërsa kur shfaqet, qoftë në formën e nevojës politike për të përdorur drejtësinë, qoftë në formën e kërkesave të pamotivuara, të organeve të drejtësisë në emër të drejtësisë, ose aq më keq, në formën e simbiozës, së të dyjave bashkë, është jo vetëm i pajustifikueshëm, por i papranueshëm dhe si i tillë arbitrariteti është i patolerueshëm.”
Kryeministri piktor i jep leksion jurisprudence prokurorëve
“Ku bën vaki, në cilin shtet dhe në cilën tëori të së drejtës, që t’i kërkohet të akuzuarit, të provojë se nuk është fajtor? E ka ndarë kjo botë këtë punë, qysh në kohën e të drejtës romake, ai që akuzohet, nuk ka asnjë detyrim të provojë, se nuk i ka bërë ato për të cilat akuzohet. E ka ai që akuzon, barrë të faktojë, me prova, çdo akuzë që ngre për dikë.
“Ca muhabete, të llumit të kazanit të krimit, të dala në kazanin e medias, pasi janë zier me mijëra herë, në ballë kazanin e politikës, të përdoren për të arrestuar një deputet me burg, pa e marrë në pyetje, lëre pastaj hetime të thelluara, apo prova të faktuara, që as që bëhet fjalë."
Rama vlerëson punon e prokurorisë: E paaftë, me bilanc memec, përdor letra bakalli
“Ku u gjet ky zell i panjohur, I një prokurorie krimesh të rënda, që s’ka lëvizur gishtin që kur ka lindur, jo për ndonjë nga mijëra akuzat e ngritura sheshit, nga njerz publik, jo përgjime nga llumi i krimit, po as për ca fakte e për ca prova që dihen e shihen ashiqare, si të dyshimta në pasqyrën e viteve të jetës të asaj prokurorie. Kurrë! Asnjëherë!“Kurrë një gisht nuk e lëvizi kjo prokurori, me një emër kaq të madh, por me një bilanc memec në kaq vite. Në cilën epokë të gurit apo drurit, që u gjetka kurajoja për të sfiduar kushtetutën, ligjin, parlamentin dhe vë inteligjencën e popullit shqiptar, për ti prerë faturën e burgut një deputeti, më katër fletë bakalli.”
“Kujt, dhe për llogari të kujt, deshën t’ja shesin këtë faturë arresti me burg, të një deputeti, këta prokurorë, të cilëve ky popull u ka besuar drejtësinë për krimet më të rënda, ndëshkimin për vrasësit, trafikantët, të korruptuarit e këtij vendi. O zot! Kështu i luftojnë kriminelët këta? Me etjerë, dhe pastaj e zgjidhim rrugës, a ishte ti apo ishte një tjetër?
Kryeministri vlerëson performancën e prokurorisë ne Komisionin e Mandateve
“Kemi prova, si s’kemi prova, por janë sekret, duam t’i shohë, populli. Mirë dakord, u mbyll dera, e ça doli ndonjë gjë e re? Doli që mes seancës në sytë e popullit, dhe seancës vetëm në prani të komisionit të mandateve, pozicioni i derës ishte i ri, nga 90 gradë me murin, u bë rrafsh me murin,
“Unë nuk njoh asnjë nga tre prokurorët që e ulën institucionin e tyre, në pikën më të ulët historike, që një institucion është ulur në sytë e popullit shqiptar… nuk besoj dot që ata njerëz me shkollë dhe njëfarë eksperience, të besojnë vërtetë se ato katër fletë bakalli, dhe ato qindra faqe të nxjerra nga tellalli, justifikojnë faturën e arrestit me burg të një deputeti. Kurrë nuk e besoj! “
“Kaq për atë shfaqje, sa dramatike aq edhe komike të prokurorisë, në komisionin e mandateve, ku për hir të së vërtetës, u vu në pozitë edhe gjysma e djathtë e ligjvënësve, që kishin ardhur për të ngrënë mish dhe u kthyen në studio avokatore e prokurorisë.
TPZ.AL
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1931547107109621/