AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 13:08

Bilanc tronditës për ekonominë, 250 biznese të mbyllura dhe 1720 gjoba

Bilanc tronditës për ekonominë, 250 biznese të mbyllura dhe

Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me ecurinë e aksionit antiinformlitet në tre javë që ai po zbatohet.

Sipas të dhënave nga tatimet, janë verifikuar në terren 7720 tatimpagues, nga të cilët 1720 tatimpagues janë penalizuar, ndërsa për 250 subjekte është marrë masa e mbylljes së aktivitetit.

Në skemën e kontributeve kanë hyrë 547 punonjës të padeklaruar.

Lidhur me fshirjen, tatimet njoftojnë se janë fshirë rreth 754 milionë lekë, apo rreth 5.5 milionë euro.

971 tatimpagues kanë paguar detyrimet e prapambetura. 2563 tatimpagues kanë përfituar nga kompesimi i detyrimeve debitorë me gjendje kreditore dhe tepricën kreditore të TVSH-së në vlerën e 81,663,834 lekë

Edukimi dhe informimi

–          Shërbimi i tatimpaguesve ka asistuar ballë për ballë 22,042

–          Janë zhvilluar 4,558 vizita këshilluese dhe 20 takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit

–          10,596 është numri i tatimpaguesve me të cilët është komunikuar elektronikisht me qëllim nxitjen e vetëdeklarimit dhe vetëkorrigjimit vullnetar

–          Qendra e thirrjeve ka asistuar më shumë se 5.275 tatimpagues dhe qytetarë

Kontrolli tatimor:

–          Janë realizuar 5,912 kontrolle kryesisht kontrolle nga zyra dhe vizita fiskale

–          919 tatimpagues kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore

Mbledhja e detyrimeve të prapambetura:

–          917 tatimpagues kanë paguar detyrimet e prapambetura

–          Ka vijuar procesi i fshirjes automatike në zbatim të ligjit të faljes , 2563 tatimpagues kanë përfituar nga kompesimi i detyrimeve debitorë me gjendje kreditore dhe tepricën kreditore të TVSH-së në vlerën e 81,663,834 lekë, gjithashtu janë fshirë detyrimet tatimore në vlerën 753,853,648 lekë

HETIMI TATIMOR DHE ZBATIMI

  • Janë verifikuar ne territor 7,720 tatimpagues,
  • 1,720 tatimpagues janë penalizuar;
  • Për 250 subjekte është marre masa e mbylljes së aktivitetit
  • Kanë hyre në skemën e kontributeve 547 punonjës te padeklaruar;
  • Ne datën, 21 Tetor, strukturat e hetimit kane kryer kontrolle pranë tatimpaguesve ushtrojnë aktivitetin gjatë natës. Janë kontrolluar 10 tatimpagues ku të 10 kanë rezultuar me shkelje dhe 1 është mbyllur.
  • Shkeljet e rezultuara janë: mosmbajtje e pajisjes fiskale në gjendje pune, moslëshim kuponi tatimor dhe punonjës te pa deklaruar.