TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar emrin e ministrit tjetër që është filmuar me Habilajt.
Statusi i plotë:
Gjiknuri ne tepsi! I filmuar duke i dhene para Habilajt ne fushate per te blere votat!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit. Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!”
Foto me Habilajt?! Reagon Gjiknuri: Mund të jetë bërë në takimet elektorale
Ministri Damian Gjiknuri deklaron se nuk i njeh Habilajt dhe mohon të ketë lidhje me ta. Reagimi vjen pasi Sali Berisha qartesoi atë që thuhej prej ditësh në portale se Gjiknuri është kapur duke drekuar me Habilajt.
Statusi i Gjiknurit si pergjigje per Berishën:
A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës./TPZ.AL/