AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 13:08

Basha: Mazhoranca ka vdekur, Rama ka marrë fund si kryeministër

Basha: Mazhoranca ka vdekur, Rama ka marrë fund si kryeministër

Kreu i Partisë Demokratike, doli në një deklaratë pr mediat, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Ai është shprehur se vendi është në një krizë totale dhe se Vettingu ka marrë fund .

“Me vendimin e Edi Ramës për t’i dalë në mbrojtje krimit dhe Saimir Tahirit, vendi i është drejtuar një krize totale. Vettingu ka marrë fund, sepse Rama tregoi se e ka frikë hetimin e pavarur të drejtësisë. Mazhoranca aktuale, moralisht ka vdekur, ndërsa Edi Rama ka marrë fund si kryeministër. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me publikun, për të përcaktuar aksionet tona të ardhshme”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha se mungesa në komisionin e ligjeve të anëtarëve të PD-së, erdhi si pasojë e mbledhjes, për të diskutuar për kancerin që ka kapur Shqipërinë.