TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi doli në një konferencë për shtyp, ku hodhi akuza se Edi Rama mori në mbrojtje krimin, duke i diktuar qendrimin e tij deputetëve të Partisë Socialiste.
“Sot të gjithë shqiptarët, që kanë përfunduar në burg, se udhëtonin pa rrip sigurimi, apo se tejkalonin shpejtësinë, prisnin që Edi Rama t’ dorëzonte drejtësisë Saimir Tahirin. Por Rama i doli në krah krimit, duke mbrojtur deputetin dhe ish ministrin e tij. Ai i diktoi haptazi qendrimin personal të gjithë grupit parlamentar dhe sulmoi në mënyrë të turpshme prokurorinë, si asnjëherë më parë. Ne i bëjmë thirrje kësaj të fundit të mos intimidohet, por të vijojë detyrën e saj për të hetuar deri në fund Saimir Tahirin dhe këdo politikan tjetër të lidhur me krimin”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.