AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 14:25

News24 mbrëmje gala, feston 15 vjetorin e themelimit

News24 mbrëmje gala, feston 15 vjetorin e themelimit

Përgatitjet për ceremoninë e festimit të 15 vjetorit të krijimit të televizionit News24 vazhdojnë prej disa ditësh.

Gjithçka është transformuar për mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve, i cili do të shkëlqejë nga një mbrëmje gala me qindra të ftuar. Mbrëmja e sotme, do të jetë një celebrim i jashtëzakonshëm me elementë spektakli, ngjyrash e dritash...

News 24 burimi kryesor i informacionit për të gjithë shqiptarët  hap siparin e festës në orën 18.30 minuta. Stafi i televizionit, drejtues të tij, protagonistë në vite, personalitete nga gjithë fushat, figurat më të larta të shtetit, diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë bashkëpunëtorë të televizionit, do të jenë pjesë e gezimit tonë. Gjithë shikuesit e News24 do të jenë pjesëmarrës në këtë festë, pasi mund ta ndjekin atë Live në ekran.

Të ftuarit pasi do te shkelin në tapet të kuq do të takohen bashkë e do të shohin nëpërmjet një reportazhi të përgatitur enkas rrugetimin 15 vjeçar të televizionit, i cili vendin e parë në telekomanden e shqiptarëve e ka siguruar përmes përkushtimit dhe profesionalizmit.

News24 ju fton të sinkronizoheni në orën 18.30 përpara televizionit e për të festuar bashkë me ne.