AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 14:17

Rama: Ne do të votojmë pro arrestimit të Tahirit

Rama: Ne do të votojmë pro arrestimit të Tahirit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, doli në një konferencë për shtyp, pas një mbledhje të grupit parlamentar të kësaj force politike.

Rama u shpreh, se LSI do të votojë pro miratimit të kërkesës në prokurorisë ditën e mërkurë, në seancën parlamentare, që hap rrugë kështu hetimit dhe arrestimit të deputetit Saimir Tahiri.

Gjithashtu, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndan të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike, për bojkotin e komisioneve parlamentare.

Luana Rama: Qytetarët presin nga kuvendi, qasje që respekton ndarjen e pushteteve. Ne do të votojmë pro miratimit të kërkesës së prokurorisë, për ti çelur rrugën çdo hetimi. Nuk jemi përpara një individi, por përballë grupi të strukturuar kriminal, i cili gjen tentakula edhe në qeveri.

Grupi parlamentar i LSI, e dënon qartë dhe prerë sulmin e qeverisë ndaj prokurorisë, për të devijuar hetimet.

Pritet që seanca e ditës së mërkurë të dëshmojë përfundimisht, se kush është pro reformës në drejtësi, dhe kush është kundër reformës në drejtësi.

LSI inkurajon organin e akuzës që të mos stepet dhe mos trembet nga presionet.

Grupi i LSI-së, u njoh me përmbajtjen e raportit të opozitës që do ti paraqitet parlamentit. E mbështesim plotësisht. LSI mbështet gjithashtu qëndrimin e opozitës, për të bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare, përveç seancës së nesërme në Komisionin e Shëndetësisë për shkak të një çështje sensitive./TPZ.AL/