AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 10:33

Kryemadhi: Rama mbrojti dhe shiti Saimir Tahirin, sulm i paprecedentë ndaj drejtësisë

Kryemadhi: Rama mbrojti dhe shiti Saimir Tahirin, sulm i paprecedentë ndaj

Pas Lulzim Bashës, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Rama për të mbrojtur Saimir Tahirin nga arrestimi .

Ajo akuzoi Ramën si bashkëpunëtor në kriminalizimin e shtetit shqiptar, ndërsa theksoi se Rama ,mbrojti dhe shiti njëkohësisht Tahirin.

“Edi Rama doli sot të mbrojë dhe të shesë njëkohësisht, ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Këshilltarët e bindën Ramën se Saimir Tahiri nuk ka gisht në kanabizmin e vendit dhe kryeministri i bëri drejtësisë një sulm të paprecedentë sot, në mbledhjen e grupit të PS-së. Saimir Tahiri është bashkëpunëtor në kriminalizimin e politikës dhe përjashtimi i tij, ishte një tentativë ikje e përkohëshme nga politika. Reformës në Drejtësi nuk do t’i shpëtojnë dot as ‘peshqit’ e mëdhenj”, tha Kryemadhi në reagimin e saj.