SPORT, 6 Shkurt 2022, 18:33

Bundesliga/ Turpërohet Borusia Dortmund, Bajer Leverkusen u jep “shuplakë” verdhezinjve

Bundesliga/ Turpërohet Borusia Dortmund, Bajer Leverkusen u jep

Borusia Dortmund ka pësuar një humbje surprizë në shtëpi përballë Bajer Leverkusenit. Verdhezinjtë u mundën në mënyrë të turpshme 2-5.

Sfida nisi me dy autogola nga të dyja anët. Në fillim Leverkusen kaloi në avantazh me autogolin e Akanji, ndërsa autogoli i Frimpong solli baraspeshën.

Miqtë shënuan dy gola të shpejtë me Virtz dhe Andrish. Në pjesën e dytë golat e Tah dhe Diabi i çuan shifrat në 1-5. Dortmund shënoi në fund me Tiges, por goli vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore Leverkusen shkon në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Dortmund mbetet në vendin e dytë me 43 pikë.