TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Igli Tare duket se nuk shqetësohet nga kontestimi i ditëve të fundit të tifozëve të Lacios ndaj presidentit Lotito dhe vetë atij, për shkak të merkatos që pa pak lëvizje në klubin kryeqytetas. Tifozët kanë kërkuar largimin e të dyve, por Tare duket shumë i qetë në këtë aspekt.
“Jam prej 15 vitesh këtu dhe kam përjetuar shumë kontestime, është thjesht një problem komunikimi, Jam krenar që kam bërë një punë të madhe të Lacio sa u përket shitjeve të futbollistëve”, tha ai para duelit me Fiorentinën në kampionat.
“Nuk u kam thënë kurrë një gënjeshtër tifozëve tanë, kam qenë gjithmonë i qartë. Kemi bërë maksimumin për të zgjidhur problemet që kishim dhe ia dolëm në pjesën më të madhe. Trajneri e dinte që merkaton në hyrje do ta bënim vetëm në një ditë dhe kemi afruar një lojtar ofensiv duke parë mungesën e Muriqit”, shpjegoi Tare lëvizjet që kishte bërë gjatë janarit.