SPORT, 6 Shkurt 2022, 18:21

La Liga/ Barcelona fantastike ndaj Atletiko Madrid, fitore me goleadë

La Liga/ Barcelona fantastike ndaj Atletiko Madrid, fitore me goleadë

Barcelona ka zhvilluar një ndeshje të përkryer ndaj Atletiko Madrid.

Katalanasit fituan me rezultatin 4-2 edhe pse mbetën me dhjetë lojtarë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 8-të me anë të Karasko pas një aksioni të bukur. Festa nuk zgjati shumë pasi Dani Alves asiston për Jordi Alba dhe spanjolli realizon një gol fantastik.

Në minutën e 21-të Gavi shënon një gol të bukur me kokë pas një krosi nga Adama Traore. Dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Araujo e dërgon rezultatin në 3-1.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Barcelonën, me Dani Alves që shënon një gol me anë të një goditjeje të fortë.

Në minutën e 58-të ishte ish-lojtari i Barcelonës, Luis Suarez i cili shënon golin për rezultatin 4-2.

Dani Alves u ndëshkua me kartonin e kuq pas një ndërhyrje të ashpër në minutën e 69-të, duke e lënë Barcelonën me dhjetë lojtarë.

Barcelona ndodhet në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Atletiko Madrid në vendin e pestë me 36 pikë.