TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhanluixhi Bufon vazhdon të shkruajë histori në moshën madhore 41-vjeçare, teksa shënoi të 500-ën ndeshje me portën e paprekur teksa luante me Parmën në Serie B.
Arritja historike erdhi pas barazimit 0-0 me Beneventon, pasi ai u bë portieri i parë në histori që e menaxhon këtë sukses.
Rekordi është arritur në 322 ndeshje me Juventusin, 92 me Parma, 9 me PSG dhe 77 me kombëtaren italiane.
Me 653 ndeshje në emër të tij, Bufon është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serisë A, duke ia kaluar Paolo Maldinit dhe gjithashtu krenohet me 27 tituj profesionistë, ndër të cilët janë nëntë tituj kampion të Serisë A, pesë Kupa të Italisë, gjashtë Superkupa, një Kupë UEFA dhe Kupën e Botës 2006.
E vetmja garë që nuk e ka fituar në nivel kolektiv është Liga e Kampionëve, pavarësisht se ka luajtur tri finale me Juventusin.