TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë mbyllur tri ndeshjet e drekës në Serinë A, ku Napoli përfitoi nga hapi fals i Interit.
Skuadra e Spaletit fitoi ndaj Venecias në transfertë me rezultatin 0-2. Golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë nga Osimen (59') dhe Petanja (90+10'). Me këtë rezultat Napoli shkon në vendin e dytë me 52 pikë, po aq sa Milani.
Në ndeshjet e tjera Empoli i shqiptarëve barazoi pa gola ndaj Bolonjës. Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani luajtën titullarë në këtë sfidë. Për këtë të fundit ishte ndeshja e parë si titullar në Serinë A.
Sampdoria shkatërroi 4-0 Sasuolon në shtëpi. Në pjesën e parë ata shënuan dy gola me Kaputon (5') dhe Sensin (7'). Në pjesën e dytë Konti (63') dhe Kandreva (91') i vunë kapakun sfidës.