TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani mund Interin në derbin e Milanos me rezultatin 1-2. Një fitore spektakolare e djemve të Piolit me përmbysje, të cilat hapin garën për titullin kampion në Serinë A.
Në pjesën e parë Interi ishte më kërkues dhe arriti të gjejë golin me Dumfris, por u anulua për pozicion jashtë loje. Zikaltërit vazhdonin të shtynin përpara dhe patën raste të pastra ,por portieri Menja ishte në super formë. Ndeshja u zhbllokua me kroatin Perisiç në minutën e 38-të, i cili mori një kros nga Çalhanoglu dhe goditi topin fluturimthi.
Në pjesën e dytë Milani bëri përmbysjen e madhe me Oliver Zhiru. Francezi shënoi dy gola brenda pak minutash (75' dhe 78') duke ngritur në këmbë “San Siron”.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 52 pikëve, një më pak se Interi por zikaltërit kanë një ndeshje për të luajtur.