SPORT, 6 Shkurt 2022, 15:59

Laçit i mjafton një penallti për të mposhtur Vllazninë, Kukësi “ia merr dorën” Egnatias

Laçit i mjafton një penallti për të mposhtur

Laçi mposhti 1-0 Vllazninë dhe vazhdon të ndjekë Tiranën kryesuese. Derbi i Veriut ishte një ndër ndeshjet më të forta dhe të bukura të kampionatit.

Sfida u vendos nga një penallti e fituar nga Mentor Mazrekaj dhe e ekzekutuar saktë nga Saliou Guindo në minutën e 65-të.

Miqtë nga Shkodra krijuan raste pa fund, por ishin të pafat. Një humbje që djeg shumë për Vllazninë. Laçi mbetet 6 pikë larg Tiranës.

Ndërsa Kukësi mposhti për herë të tretë Egnatian këtë sezon. Kësaj here 2-0 në Rrogozhinë dhe verilindorët rehabilitohen disi pas humbjes me Tiranën. Kukësi shënoi nga një gol për secilën pjesë.

Në të parën ishte Shqipërim Taipi që zhbllokoi sfidën në minutën e 31-të, ndërsa Ndreca në të 55-n shënoi golin e dytë. Tri pikë me shumë vlerë për Kukësin, që mbetet 9 pikë pas Tiranës kryesuese në vendin e tretë.