TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vedat Muriqi debuton me gol në La Liga me fanellën e Majorkës. Sulmuesi kosovar, pasi u aktivizua në kohë të plotë në sfidën e Kupës së Mbretit, ndaj Rajo Vajekanos, e nisi titullar edhe ndeshjen e kampionatit përballë Kadizit, e fituar 2-1 nga ishullorët.
Shtatlarti i lindur në Prizren, iu afrua në dy raste golit me kokë (13’ dhe 35’), ndërsa në të 66-tën ekzekutoi penalltinë e dytë të fituar nga Majorka, duke vulosur suksesin 2-1. Më herët kishin shënuar Alcaraz për Kadizin (8’) dhe Sevilla për vendasit (20’).
Për Majorkën kjo ishte fitorja e parë që pas katër dhjetorit, kur mposhti Atletikon e Madridit 1-2 në “Wanda Metrolpolitano”.