SPORT, 6 Shkurt 2022, 17:30

Sulmuesi shqiptar bën heroin ndaj Nisës, i dhuron tri pikë të arta skuadrës franceze

Sulmuesi shqiptar bën heroin ndaj Nisës, i dhuron tri pikë

Shqiptari i Kosovës, Elbasan Rashani ishte heroi i Klermont në triumfin 0-1 ndaj Nisës.

Sulmuesi 28-vjeçar, tundi rrjetën në minutën e 77-të, duke i dhuruar tri pikë të arta skuadrës së tij. Pas asistim fantastik të Allevinah, Rashani, e pati shumë të lehtë me portën e boshatisur ta dërgonte topin në rrjetë.

Ky ishte goli i pestë në elitën e futbollit francez, për futbollistin, i cili aktivizohet te përfaqësuesja e Kosovës. 28-vjeçari është një titullar i padiskutuar te Klermont, ku shpeshherë me golat e tij ka qenë vendimtar.