TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lacio ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme për renditjen në kampionatin e Serisë A duke mundur Fiorentinën me shifrat 3-0 në fushën e saj e duke qëndruar në garë në atë që do të jetë lufta e këtyre javëve, vendi i katërt në renditjen ne kampionatit.
Për Fiorentinën kjo ishte ndeshja e parë pa Vlahoviçin dhe u duk qartësisht se manovra e lojës së saj ndryshonte pa serbin në përbërje. Skuadra e qytetit të Firences u mundua që të ndërtonte aksione, por pa shumë sukses, duke u paraqitur rrallëherë para portës së Strakoshës.
Lacio i besoi kundërsulmit dhe ashtu goditi në pjesën e dytë të sfidës. Milinkoviç-Saviç goditi në minutën e 52-të dhe për Fiorentinën u bë gjithçka më e vështirë. Në të 70-ën erdhi goli i Imobiles në kundërsulm dhe në minutën e 81-të, Biragi devijoi në portën e vet për golin e tretë.
Kështu, Lacio merr pikët që e bashkojnë me Romën në kuotën e 39 të tillave, ndërsa aktualisht mban vendin e 6-të në renditjen e kampionatit, duke shpresuar te gabimet e Atalantës e Juventusit, dy skuadrave që ka më para në klasifikim.