TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Legjenda e Milanit, Arrigo Sacchi, tregon arsyet, pse sipas tij, Interi humbi derbin me kuqezinjtë, dhe pse këta të fundit tashmë janë afër fitores së madhe.
“Në 45 minutat e para axurrët ishin më të mirë, por me Diaz-in loja ndryshoi. Brozovic u detyrua të vraponte dhe të mos ndiqej nga Kessie. Giroud shumë i mirë, por Miagnan ishte më i miri”, analizon Sacchi.
Sipas tij, në fund të pjesës së parë askush nuk mendonte se Milan do ta fitonte ndeshjen.
“Nuk e di kush ishte ai që tha se futbolli përfshin historinë universale në 90 minuta, por e di që ai kishte të drejtë. Kush do ta kishte menduar, në fund të pjesës së parë, se Milani do ta kishte fituar këtë ndeshje? Askush, askush fare. Futbolli është i bukur edhe për këto çudira”, shton ai më tej.
Ndërkohë, për Sacchin “të dyja skuadrat duhet të rriten shumë për sa i përket presionit për të arritur një nivel ndërkombëtar”.