SPORT, 5 Shkurt 2022, 19:53

Broja jep asistin e golit të fitores, Sauthemptoni kalon turin e radhës në FA Cup

Broja jep asistin e golit të fitores, Sauthemptoni kalon turin e

Edhe pse nuk luajti nga minuta e parë, sulmuesi Armando Broja ishte sërish protagonist për Sauthemptonin në fitoren 2-1 kundër Konventrit në FA Cup në Angli.

Në minutën e 64’, ai u fut në lojë për të ndihmuar ekipin e tij, që ndodhej atë moment në barazim 1-1.

Broja u kthye në rrezik për mbrojtjen kundërshtare, me dy raste të krijuara, por që për fat të keq nuk përfunduan në rrjetë.

Gjithsesi, ai arriti të bëhej protagonist i një goli, ku asistoi shokun e të tij të skuadrës Uolker-Peters në minutën e 112-të, me Sauthemptonin që fitoi ndeshjen pas shtesave.

Ekipi i Brojës siguroi një vend për 1/8 finale të FA CUP.