TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kilian Mbape pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos veror, me sulmuesin francez që është në vitin e fundit të kontratës me PSG. Ka qenë pikërisht klubi francez që po mundohet me çdo kusht të evitoj largimin e Mbape, duke menduar ti ofrojë atij një shifër të çmendur prej 230 milionë euro për nënshkrimin e kontratës.
Nga ajo çfarë raporton “SportMediaset”, Parisi është i gatshëm ti ofroj 23-vjeçarit francez 150 milionë euro që në çastin e rinovimit. Në kontratë gjithashtu planifikohet dhe një shifër prej 80 milionësh për 2 vitet e qëndrimit të tij, sipas kontratës së re.
Një ofertë kjo e çmendur nga ana e klubit francez që po përpiqet me çdo kusht të mbaj futbollistin në skuadër, dhe të largoi interesin e klubeve si Reali dhe Barcelona, që gjithashtu po planifikojnë ofertat e tyre për lojtarin.