SPORT, 19 Prill 2022, 11:56

“Topçiu” i Evropës, gara për “Këpucën e Artë”, mes Lewandowski dhe Benzema futet Immobile

“Topçiu” i Evropës, gara për

Në Spanjë, Francë dhe Gjermani thuajse nuk ka më asnjë dilemë në lidhje me fituesin, gara mbetet e hapur vetëm në Angli dhe Itali. Pak histori pritet të ketë edhe gara për “Këpucën e Artë” në Evropë, kush do të shpallet fitues?

Robert Lewnadowksi shihet favoriti kryesor me sulmuesin e Bayern Munich që është në kuotën e 32 finalizimeve.

Siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, Bayern pritet të luaj më shumë për polakun në pjesën e mbetur të sezonit, “Këpuca e Artë” për Lewandowski ka qenë gjithnjë prioritet.

Në vit më parë këtë trofe ia mori nga duart vetëm në fund Ciro Immobile, për momentin sulmuesin italian është sërish rivali i tij më i afërt pasi “bomberi” i Lazio ka realizuar 25 gola në Serie A. Ka në dispozicion edhe 6 javë për të kapur polakun.

Në të njëjtën kuotë, 25 gola në La Liga, është edhe sulmuesi i Real Madruid, Karim Benzema.