TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Borusia e Dortmundit merr një fitore tenistike në Bundesligë, pasi mposht 6-1 Volfsburgun në ndeshjen e javës së 30-të të kampionatit gjerman dhe blindon vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
Vendasit kanë shënuar plot 5 gola për 14 minuta në pjesën e parë, duke marrë një sukses më se të merituar. Haland ka shënuar një dygolësh përballë Volfsburgut.
Frajburgu konsolidon pozitat e tij në zonën europiane dhe vazhdon të ëndërrojë një vend në Champions pas fitores së pastër 3-0 përballë Bokumit.
Nuk ka fitues dhe gola në sfidën Mainz- Stuttgart (0-0), ndërsa Herta e Berlinit merr një fitore të çmuar në transfertë përballë Augsburgut (1-0), një rivali direkt në luftën për mbijetesë.
Një gol i Serdar në fillimin e pjesës së dytë i ka dhënë tri pikë të arta Herthës, që falë këtij suksesi del nga zona e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.