SPORT, 15 Prill 2022, 23:10

Milani mposht Xhenoan dhe rimerr kreun e Serisë A

Milani mposht Xhenoan dhe rimerr kreun e Serisë A

Milani arrin një fitore të rëndësishme në garën për titull, duke mundur me rezultatin 2-0 Xhenoan, brenda në “San Siro”.

Sfida nuk pati shumë histori, ku në minutën e 11’, Leao kaloi vendasit në avantazh. Më pas vendasit u fokusuan në ruajtjen e rezultatit dhe loja u bë më e mbyllur.

Në minutën e 87’, ishte Mesias i ardhur nga stoli që mbylli llogaritë për vendasit, duke shënuar dhe golin e dytë.

Kështu Milani rimerr vendin e parë në renditjen e kampionatit dhe tani përgatitet për sfidën me Interin në Kupën e Italisë.